Shitet Apartament 1+1 tek 21 Dhjetori
Ofrohet për shitje një apartament 1+1 në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, përballë Ambasadës Kineze, pranë zonës së 21 Dhjetorit. Apartamenti është investuar plotësisht me punime cilësore dhe është gati për banim.
Detaje të pronës:
Apartamenti është i restauruar totalisht, me tavane të varura të izoluara me lesh guri, ndriçim modern me zhina magnetike dhe punime bashkëkohore që i japin ambientit stil dhe funksionalitet.
Pozicionimi i favorshëm ofron akses të menjëhershëm me qendrën e Tiranës, transportin urban, institucionet arsimore, marketet dhe çdo shërbim të nevojshëm, duke e bërë këtë pronë ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Çmimi: 165.000 €
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni +355692029933
Compare listings
Compare