JEPET ME QIRA – APARTAMENT 1+1 | KOMPLEKSI ARLIS, RRUGA E DIBRËS
Ofrohet për qira apartament modern 1+1, i pozicionuar në Kompleksin Arlis, në Rrugën e Dibrës – një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, me akses të menjëhershëm në qendër dhe facilitete të shumta pranë.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 76 m² dhe ndodhet në katin e 11-të të një pallati të ri (ndërtim 2023), të pajisur me 2 ashensorë dhe standarde të larta ndërtimi.
Organizimi:
• Sallon i bollshëm me ambient gatimi
• 1 dhomë gjumi komode
• Tualet modern
• Ballkon me ndriçim natyral
Apartamenti është totalisht i mobiluar në stil bashkëkohor, me arredim cilësor dhe organizim funksional, duke ofruar komoditet maksimal për një jetesë të rehatshme.
Orientimi Perëndim mundëson ndriçim natyral gjatë pasdites dhe një ambient të ngrohtë gjatë gjithë ditës.
• Sipërfaqe: 76 m²
• Tipologji: 1+1
• Kati: 11
• Pallat i ri me 2 ashensorë
• Mobilim modern dhe i plotë
Çmimi: 550 €/muaj
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni.
Compare listings
Compare