Jepet me qira një apartament i bollshëm, plotësisht i mobiluar dhe me një organizim shumë funksional, i pozicionuar në katin e 2-të të një vile në zonën e Ish Fushës së Aviacionit.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 169 m² dhe ofron hapësira të bollshme, të përshtatshme si për një familje, ashtu edhe për një grup studentësh apo profesionistësh.
Organizimi i pronës përfshin:
• Korridor të gjerë shpërndarës
• 3 dhoma gjumi
• Sallon të bollshëm me kuzhinë
• Ambient gatimi të veçuar
• 3 tualete, me tualet të dedikuar për secilën dhomë
• 2 ballkone
Një veçori interesante e pronës është ndarja fizike aktuale në dy ambiente 1+1, e cila krijon fleksibilitet të madh në përdorim dhe e bën apartamentin të përshtatshëm edhe për investim apo organizim të veçantë të hapësirave.
Në çmimin e qirasë përfshihen:
• Interneti
• Pastrimi një herë në 3 javë
• 1 vend parkimi
Çmimi i qirasë: 75,000 Lekë/muaj
Për më shumë informacion mbi pronën dhe për të planifikuar një vizitë, ju ftojmë të na kontaktoni +355692029933.
Compare listings
Compare