Ofrohet për shitje apartament duplex në kompleksin rezidencial Farka Hills, një nga projektet moderne dhe më të kërkuara pranë Liqenit të Farkës.
Apartamenti ka një sipërfaqe 165.52 m² bruto dhe 144.69 m² neto, i organizuar në dy kate dhe i përshtatshëm për një familje që kërkon hapësirë, komfort dhe qetësi.
Kati 0 përfshin sallon me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe verandë 8.16 m².
Kati 1 përfshin 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë 11.96 m².
Kompleksi ofron një pozicion të privilegjuar me pamje nga Liqeni i Farkës, akses të drejtpërdrejtë në shëtitoren e liqenit dhe lidhje të shpejtë me Unazën e Madhe. Ndodhet rreth 10 minuta nga qendra e Tiranës dhe TEG, duke kombinuar qetësinë e natyrës me aksesin e lehtë në qytet.
Një pronë ideale për banim familjar ose investim, në një zonë moderne, të qetë dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Na kontaktoni për çmimin dhe më shumë informacion mbi pronën +355692029933.
Compare listings
Compare