Apartament premium në shitje në Beach Views Residence, pjesë e kompleksit prestigjioz Durrës Yachts Marina, një nga destinacionet më ekskluzive bregdetare në Shqipëri.
Apartamenti ndodhet në katin e dytë dhe ofron një organizim të kuruar të hapësirave, me 2 dhoma gjumi, 2 tualete, ambient ndenjeje me kuzhinë dhe një ballkon me pamje të hapur drejt gjirit të detit.
Sipërfaqja totale e pronës është 170.13 m², e organizuar si më poshtë:
• Apartament + ballkon: 138.10 m²
• Verandë: 19.34 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 13.09 m²
• Post parkimi: 12.50 m²
Një nga elementët më të veçantë të kësaj prone është pozicionimi i saj premium, me pamje dhe akses pranë detit, si dhe një pozicion dominues në raport me ndërtimet përreth. Prona shoqërohet gjithashtu me post parkimi privat.
Apartamenti dhe ndërtesa janë aktualisht në proces përfundimi, ndërsa punimet vijojnë edhe për zhvillimin e lagunës me plazh artificial, duke i shtuar kompleksit një tjetër dimension ekskluziv dhe duke krijuar një ambient të konceptuar për një standard të lartë jetese dhe pushimesh.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi të veçantë si për banim, ashtu edhe për investim, në një nga projektet më ambicioze bregdetare të Durrësit.
Çmimi: 476,435 €
Çmimi përfshin apartamentin, ballkonin, verandën dhe postin e parkimit.
Për më shumë informacion mbi pronën dhe projektin, si dhe për të organizuar një vizitë, na kontaktoni +355692029933.
Compare listings
Compare