Ky apartament modern 2+1 ndodhet në një nga komplekset më të reja dhe më cilësore në Tiranë, Rezidenca Park Avenue. Me një siperfaqe totale prej 119.3 m² ,sipërfaqe neto prej 100.9 m² dhe një verandë të bollshme prej 15.8 m², ky apartament ofron një ambient të ndriçuar natyralisht dhe një pamje të këndshme.
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës, Bulevardi i Ri. Kjo zonë po kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme urbane, duke ofruar:
–Afërsi me institucione arsimore, qendra biznesi dhe shërbime të ndryshme
–Infrastrukturë të përmirësuar me rrugë të reja dhe hapësira të gjelbërta
–Qasje të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe transport të organizuar
Ky apartament është një mundësi ideale për banim familjar ose investim fitimprurës, duke pasur parasysh zhvillimin e zonës dhe kërkesën e lartë për prona në këtë pjesë të qytetit.
Çmimi: 2200€/m²
Për më shumë informacion ose për ta vizituar nga afër, kontaktoni tani: 069 202 9933.
Compare listings
Compare