Jepet me qira apartament 1+1 pranë qendrës, Tiranë
Apartament i mobiluar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën “Him Kolli”, midis Rrugës së Kavajës dhe Myslym Shyrit, vetëm 5 minuta nga qendra. Zona ofron akses të menjëhershëm në çdo shërbim dhe transport publik.
Apartamenti është i organizuar në 1 dhomë gjumi dhe sallon me kuzhinë, me ndriçim të mirë natyral dhe ambiente komode. Ka ballkon të madh dhe është gati për banim.
Zgjedhje shumë e mirë për një jetesë praktike dhe komode në zemër të qytetit.
Compare listings
Compare