Në zemër të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, jepet me qira njësi biznesi moderne në një nga adresat më prestigjioze të kryeqytetit.
Njësia ndodhet në katin e katërt të një godine bashkëkohore dhe ofron një sipërfaqe totale prej 280 m². Ambienti është open space, me mundësi ndarjeje sipas kërkesave të aktivitetit. Ideale për zyra përfaqësuese, institucione financiare, kompani ndërkombëtare, klinika apo çdo biznes që kërkon imazh dhe lokacion strategjik.
Çmimi: 6.000 euro/muaj (bruto)
Karakteristikat kryesore:
•Sipërfaqe totale: 280 m²
•Kati i 4-të, me ashensor
•Ndërtesë moderne, e mirëadministruar
•Fasada xhami me ndriçim natyral të bollshëm
•Tualete të dedikuara dhe sistem qendror ngrohje-ftohje
•Siguri 24 orë dhe recepsion në hyrje
•Akses i menjëhershëm me institucionet qendrore dhe rrugët kryesore të qytetit
Pozicioni unik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ofron prestigj, akses dhe komoditet maksimal për çdo aktivitet profesional.